“Gjëja më e veçantë të Conte është raporti mjaftë i ngushtë që ai krijon me lojtarët e tij, mënyra se si ai komunikon me skuadrën. Njësoj si Guardiola, Mournho, apo Ancelotti, janë trajnerë të mëdhenj”, këto janë fjalët e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg njihet tashmë për raportin shumë të ngushtë që ka me trajnerin e tij Antonio Conte. Ai ishte njeriu i duhur, i cili e kërkoi me ngulm ardhjen e Lukakut tek Napoli, me një raport të fortë, që nisi që prej kohës kur të dy ishin pjesë e Interit.

Në një intervistë të lëshuar për “Amici dello Sport”, belgu foli edhe për nisjen e raportit mes tij dhe Contes tek Inter si dhe fjalët e para të trajnerit ndaj tij: Mbaj mend që Conte me tha, Romelu në systemin e lojës time, ti nuk mund ta mbash më topin aq gjatë, por duhet ta kthesh mbrapa menjëherë tek shokët e skuadrës, siç bënë Lautaro.

Conte është i veçantë, pikërish për urat e komunikimit që vendos me lojtarët e tij. Ai po bën të njëjtën gjë edhe tek Napoli, me lojtarë si Kvaratskhelia apo McTominay. Ai është i aftë së bëri diçka të tillë”, theksoi ndër të tjera Lukaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: