Antonio Conte është vetëm hap larg Interit. Ish trajneri i Chelsea dhe klubi ziklatër kanë arritur një marrëveshje paraprake. Për të mbyllur këtë negociatë e cila ka nisur prej kohësh mungon vetëm firma. Inter i ka ofruar Contes një kontratë deri në vitin 2023, ndërsa paga e tij është e denjë për një “top player”.

Fc Internazionale Training Session And Press Conference
Fc Internazionale Training Session And Press Conference

Sëbashku me Conten në Milano do të zbarkojë edhe Oriali i cili po projektohet në rolin e menaxherit të klubit. Conte është një bast i madh për Interin në çdo aspekt, kërkon të rivalizojë Juven me një ish të famshëm të “Zonjës” ndërsa sfidues është edhe kosto ekonomike e këtij transferimi.

Spalletti
Spalletti

Prishja e kontratës me Spallettin dhe afrimi i Contes i kushton Interit afro 30 milion euro. Për të bindur drejtuesit e klubi zikaltër një rol përcaktues ka pasur dhe Beppe Marotta i cili beson verbërisht në aftësitë e Contes.

Marotta
Marotta

Marotta kërkon të formojë edhe një herë dyshen Conte-Oriali, një binom i cili ka funksionuar shumë mirë dhe nën drejtimin përfaqësueses italiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: