Italia ka triumfuar me rezultatin 2:0 kundër Belgjikës në kuadër të grupit D duke marrë edhe kryesimin e grupit.

Pas takimit, Conte ka pohuar se Italia ka bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër një prej skuadrave më të forta.

‘Jemi një skuadër që kemi karakter. Ishte një paraqitje mjaft e bukur dhe e përgatitur mirë faktikisht. Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë dhe e cila mund të jetë në finale’.

‘Kur luan në grup mund të arrish shumë. Ndeshjet tjera janë edhe më të rëndësishme’, deklaroi Conte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb