Trajneri i Italisë, Antonio Conte, e ka pranuar se është befasuar me paraqitjet e Juventusit këtë edicion. Juve fitoi kurorën e dyfishtë në Itali duke fituar Scudetton dhe Coppa di Italian, ndërsa tejkaloi pritjet duke shkuar deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku më pas u mposht nga Barcelona.

“Isha në dijeni të cilësisë dhe fuqisë së skuadrës, por kam menduar se do të duhen edhe dy apo tre vite tjera për të shkuar aq larg në Evropë”, ka thënë fillimisht Conte.
“Mund të them se kjo gjë më ka befasuar, por unë e kam ditur se Allegri do të bëjë punë të mirë. Drejtorët dhe pronarët kanë merita sikurse Allegri. Ishte një sezon fantastik”, ka shtuar italiani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: