Aventura e Antonio Kontes te Çelsi për pak kohë i ka prekur të dyja skajet. Italiani rreth një muaj e gjys më parë rrezikonte të shkarkohej, ndërsa tani ka kapur majat më të larta pas marrjes së kresimit të Premier Ligës.

Suksesi i londinezëve qëndron tek ndryshimi i skemës dhe besimi te lojtarët të cilët ishin lënë në harresë si Moses dhe Pedro. Kryesimi i jep pak qetësi Kontes që përveçse analizon me qetësi situatën në klubin e tij, jep edhe disa mendime për situatën tek Juventusi.

Sipas Kontes “bardhezinjtë” duhet të synojnë më shumë se kampionati pasi ai duket një çështje e mbyllur që në momentin kur rivalët të shesin lojtarët më të mirë. Bëhet fjalë për Napolin dhe Romën që në merkaton e verës i shitën Juves, Higuain dhe Pjaniç.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: