E ardhmja e Antonio Conte është gjithnjë e më larg Londrës: në fund të sezonit, menaxheri i Chelseat mendon që të rikthehet në Itali.

Sipas gazetës Sunday Times, interesimi i ish-seleksionerit të Italisë prej kohësh me synim Italinë, është konfirmuar nga njerëz pranë tij.

Nuk është rastësi që ditët e fundit Conte ka folur me nostalgji për Italinë, duke premtuar rikthimin.

Është kjo arsyeja që burime të ndryshme bëjnë të ditur se ky mund të jetë sezoni i fundit i Conte në Stamford Bridge.

Gjithçka lidhet edhe me pakënaqësitë e bosit të Chelseat, Roman Abramovich, ndaj tij, pasi kishte kërkuar më shumë perforcime në merkato.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: