Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, mendon se Serie A është liga e katërt më e mirë në botë. “Mendoj se futbolli më i mirë aktualisht po luhet në Angli.

Duke u ndjekur nga ligat e Spanjës dhe Gjermanisë. Serie A është vetëm në vendin e katërt, nuk ka dyshim për këtë. Nuk ka qenë kështu në të kaluarën”.
“Futbolli italian ka qenë në gjendje shumë më të mirë. Serie A ka qenë një nga ligat më atraktive në botë. Të gjithë donin të luanin këtu”.

“Kur u shpallëm kampion bote në vitin 2006, 66 për qind e futbollistëve të Serie A ishin italianë, ndërsa kjo shifër ishte akoma më e madhe kur luaja unë”, shkruan tg. “Sot kjo shifër është vetëm 34 për qind. Pronarët e klubeve nuk janë më të gatshëm të investojnë shuma të mëdha parash në ekipet e tyre. Thjesht mungojnë paratë në Serie A”, ka deklaruar ish-trajneri i Juventusit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: