Antonio Conte është një trajner i lirë pasi ka arritur të zgjidh kontratën sportive që e mbante të lidhur më Chelsean. Tekniku italian ka nisur prej kohësh kontaktet e para me drejtuesit e Real Madrid dhe tashmë pret vetëm përfundimin e “El Clasicos” të dielën, dhe në rast rezultati negativ, pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid.

Është e qartë se Reali po kalon një moment shumë negativ me Lopeteguin në stol, mbase as fitorja kundër Barçës mund të mos mjaftojë për ta mbajtur në stol, pasi gjërat mund të ndryshojnë shumë në javët pasuese. Presidenti i Realit nuk dëshiron të kapet i pa përgatitur në këtë pikë të sezonit, dhe Conte është nga të paktët trajner të lirë në qarkullim të cilët mund ti japin madrilenëve impulse të reja.

Në fakt Conte ka qenë në balotazh me Laurent Blanc, por në orët e fundit ka qenë shumë përcaktues bekimi që i ka dhënë kapiteni Sergio Ramos kandidaturës së tij, sigurisht dhe ajo e portierit Courtois, i cili e njeh nga pranë Conten. Mediat spanjolle shkojnë dhe më tej duke theksuar se gjithçka është e mbyllur për sa i përket Contes, në këto momente po diskutohet pjesa tjetër e stafit të italianit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb