Revolucioni i Antonio Contes po fillon të marrë formë. Pas ardhjes së Godin dhe Lazaro, merkato në hyrje po shkon sipas parashikimeve. Sipas të “Daily Mail”, trajneri i ri i Interit ka një plan të qartë për të përforcuar edhe më shumë ekipit por më parë duhet të shes dy lojtarë. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Conte kërkon që nga Milano të largohen menjëherë Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan, dy lojtarë me karakter shumë të fortë dhe që mund të prishin në çdo moment balancat brenda dhomave të zhveshjes.

Mauro Icardi
Mauro Icardi

Conte kërkon “ushtarë”, lojtarë që të djersin pafund për të, të bindur në çdo detaj, diçka të tillë vështirë se mund t’ia ofrojnë Icardi dhe Nainggolan. Shitja e këtyre dy lojtarëve vijon më tej “Daily Mail” i jep mundësinë Contes të këtë më shumë para në dispozicion për të afruar futbollistët që kërkon në merkato.

Vidal
Vidal

Vidal është kthyer në prioritet absolut, një futbollit të cilin Conte e “dashuron”, një lojtar që me karakterin e tij është i aftë të dominoj mesfushën. Një tjetër objektiv shumë i rëndësishëm për projektin e tij është dhe Romelu Lukaku, i cili pritet të marrë vendin e Icardit në majën e sulmit.

Romelu Lukaku
Romelu Lukaku

Negociatat për të transferuar sulmuesin belg në Milano po vijojnë me kohë të plotë, e rëndësishme është që klubi ziklatër ka gjetur akordin me lojtarin, Lukaku po bën gjithçka është e mundur për tu vendosur në dispozicion të trajnerit Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb