Inter i Contes ka vendosur ta nis në sulm, kjo për një arsye të qartë: Zikaltërit në sezonin që sapo u mbyll shënuan 57 gola, sezoni i tretë pas “tripletës” me më pak gola. Për të ndryshuar këtë trend negativ, Antonio Conte kërkon të nis revolucionin e tij pikërisht nga sulmi, ku prej kohësh janë në tratativa me Romelu Lukakun dhe Edin Dzekon.

Lukaku
Lukaku

Sulmuesi belg ka njoftuar klubin e Man.United se dëshiron të ndryshoj ambient, e konsideron të mbyllur aventurën e tij me “djajtë e kuq”. Lukaku pret me padurim të vihet nën urdhrat e Contes, por kjo nuk pritet të jetë një tratative aq e thjeshtë. Interi fillimisht duhet të sistemoj Icardin por duhet të negociojnë edhe për kartonin e Lukakut pasi nuk kanë ndërmend të paguajnë 80 milion euro kesh, aq sa kërkon United.

Edin Dzeko
Edin Dzeko

Në pritje të lëvizjes së radhës nga drejtuesit e Interit është dhe Edin Dzeko, aktualisht me pushime në Bosnje. Në mënyrë të papritur, Roma ka rritur pretendimet për Dzekon, tani kërkojnë 20-22 milion euro ndërsa Inter ofronte vetëm 13. Sipas të gjithë gjasave në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe ndonjë lojtar i ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: