“Do të ishte mungesë largëpamësie, nga ana europiane, të vendoset për një shtyrje të mëtejshme, pas asaj të vendosur nga Këshilli Europian qershorin e kaluar, në lidhje me një hap që, gjithsesi, siç u përmend,  është e qartë që nuk i pakëson detyrat e dy vendeve ballkanike ndaj Bashkimit Europian “, u shpreh kryeministri italian, Guiseppe Conte, gjatë konferencës së tij para Senatit, në kuadër të Këshillit të ardhshëm europian, duke ritheksuar se Italia vazhdon të mbështesë rezultatet në favor të fillimit të negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi për shkëputje, në lidhje me dy vendet, do të dërgonte një sinjal negativ për të gjithë rajonin”, shtoi, gjithashtu, ai.

“Në thelb, ka të bëjë me të kuptuarit se një përjashtim pa dhënë mundësinë për kryerjen e detyrave të shtëpisë, do t’i largonte këto vende nga horizonti europian. Kjo është diçka që s’duhet t’ia urojmë vetes, veçanërisht duke marrë parasysh se zgjerimi është një proces, që i lejon shtetet anëtare të kenë kontrolle shumë më të efektshme, pasi të kenë filluar negociatat e pranimit, sesa një përjashtim që do të përfshinte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike, me pasoja edhe në nivel rajonal ”, vazhdoi më tej Conte.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb