Mina Rzouki, gazetare e BBC, ka hedhur hije të rënda dyshimi mbi ish-trajnerin e Juventusit, Antonio Conte. Bëhet fjalë për finalen e “Uefa Champions League” në sezonin 2014-2015, një sezon pas largimit të Contes nga “zonja e vjetër”, e që në atë kohë drejtonte kombëtaren e Italisë.

Gazetarja ka thënë se ka pasur një bisedë me Fabio Paratici-n, drejtori sportiv i Juventus-it, ku ai i ka folur për zilinë e shprehur nga ish-trajneri i bardhezinjve Antonio Conte për finalen në fjalë.

Paratici për Mina Rzouki: “Në 2015-ën, kur Allegri ka udhëhequr skuadrën në finalen e Champions League, Conte është mërzitur”. Gjithashtu Paratici ka theksuar diferencat e mëdha që ekzistojnë mes dy trajnerëve: “Janë dy persona të kundërt. Conte flet për futboll 24 orë në 24, duke të përfshirë në gjithçka që bën. Allegri, nga ana tjetër, merr vendime në 3 minuta dhe flet për çështje që kanë lidhje me fushën vetëm gjatë mbledhjeve teknike”.

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar vetë Paratici, sipas të cilit bëhet fjalë për një rrëfim fantazie. “Nuk e di as se kush është ajo gazetare, nuk e kam takuar kurrë”, ka thënë Paratici.

(e.k.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: