Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Napolit, për këtë nuk kanë asnjë dyshim në Itali, me ish trajnerin e Juve dhe Inter që pritet të prezantohet të hënën. La Gazzetta dello Sport shkon edhe më larg duke zbardhur edhe disa vendime të Contes, ku kërkesa e tij e parë ka qenë të mos shesin Kvaratskhelia-n.

De Laurentiis foli menjëherë me agjentin e gjeorgjianit duke i bërë me dije se ofertën e PSG, prej 60 milionë euro, as që e kanë marrë fare në konsideratë. Nuk do të futen në negociata edhe nëse PSG shkon në 100 milionë euro, mund të diskutojnë vetëm nëse francezët vendosin në tavolinë 150 milionë euro.

Me këtë shifër, paraktikisht, Napoli e konsideron të pashitshëm gjeorgjianin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb