Është thuajse e mbyllur aventura e Ivan Perisic tek Interi. Antonio Conte nuk ka marrë përgjigjet e duhura nga futbollisti kroat gjatë miqësoreve të verës dhe për këtë arsye ka dhënë aprovimin për shitjen e tij. Gjatë javëve të fundit, tekniku e kishte provuar Perisic në të gjithë krahun e majtë, por edhe në rolin e sulmuesit, por gjithmonë ishte ndeshur me impenjimin e pakët të lojtarit të tij.

Serie A Inter Milan V Atalanta
Serie A Inter Milan V Atalanta

“Përgjigjet nuk janë pozitive. Nuk mendoj se është i aftë të bëjë detyrat që i kërkoj”, ishin fjalët e Antonio Conte, që nuk lenë shumë hapësira për interpretime. Në këtë mënyrë, mbetet për t’u përcaktuar se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Ivan Perisic. Për momentin, vetëm Monaco është e interesuar për futbollistin nënkampion të botës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: