Sergio Aguero ka thënë se dëshiron të fitojë trofeun e Copa America më shumë për Lionel Messin se sa për veten. Pritjet e skuadrës Albiceleste janë më të mëdha se kurrë për të fituar trofeun e madh kontinental edhe pse luhet në Brazil.

Skuadra e  Scalonit vjen nga zhgënjimi në Kupën e Botës, por përkundër saj besimi përsëri është i madh pas arritjes dy herë radhazi në finale të Copa Americas. Argjentina përsëri beson te ylli i Barcelonës, Messi, dhe kjo u jep atyre një shans çdo herë të jenë ndër favoritët, sidomos tani që është më i etur se kurrë të fitoj një trofe me kombëtares.

“Jam më i shqetësuar të jemi kampion për Messin sesa për veten. Shpresojmë që një ditë të ndodhë”, ka thënë fillimisht Aguero për Fox Sports.

“Është ëndrra e tij dhe ëndrra e të gjithëve. Kam vënë veten në vendin e tij dhe dua të përpiqem të bëj çmos për atë që të fituar Copa American”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb