Kolumbi-Argjentinë do të jetë finalja e Copa America. Kolumbia siguroi biletën në finalen e Copa América të së dielës, pasi një goditje me kokë nga Jefferson Lerma në pjesën e parë, që i dha skuadrës së Néstor Lorenzo një fitore minimale 1-0 ndaj Uruguait. Los Cafeteros, të cilët luajtën të gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, tani janë të pamposhtur në një seri të pabesueshme prej 28 ndeshjesh (22 fitore, 6 barazime).
Pasi kaloi Panamanë në çerekfinale, Kolumbia bëri një fillim pozitiv kundër skuadrës së Marcelo Bielsës, me mbrojtësin e djathtë Daniel Muñoz që shpërdoroi një shans të mirë me kokë, duke goditur jashtë. Uruguaianët u rritën gradualisht, ndërsa pjesa e parë ishte Darvin Núñez ai që iu afrua më shumë golit, me sulmuesin e Liverpool-it që humbi dy raste të mira shënimi.
Ritmi i ndeshjes ishte i lartë, teksa presioni i Kolumbisë u shpërblye gjashtë minuta para pushimit, kur topi i kthyer nga James Rodríguez u drejtua në portë nga Lerma. Megjithatë, gëzimi i Los Cafeteros ishte i shkurtër, pasi Muñoz mori një karton të dytë të verdhë në fundin e pjesës së parë, për një goditje me bërryl në gjoksin e Manuel Ugarte.
Me avantazhin numerik, Uruguai u përpoq të rikthente baraspeshën, teksa rastet nuk munguan, por pa rezultat. Trajneri Bielsa përdori edhe kartën Luiz Suarez, por sërish mbrojtja kolumbiane u vendos mirë për të ruajtur portën të paprekur dhe siguruar vendin në shfaqjen e së dielës kundër Argjentinës – një finale e parë e Copa América për Los Cafeteros që nga ngritja e trofeut në 2001.