Nuk luhet vetëm në Evropë, por luhet edhe Coppa America, me fazën çerekfinale të saj. Lajmin kryesor aty bënë Brazili. Skuadra e teknikut Dorival është eleminuar nga Uruguai. Brazil-Uruguai ishte ndeshje padyshim më e fortë e fazes çerekfinale, një finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat vinin me objektivin për të shkuar në finale të kompeticionit.
Ndeshja ishte shumë e luftuar me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme. 90 minutat e kohës së rregullt si dhe koha shtesë prej 30 minutash nuk prodhuan asnjë gol. Në këtë mënyrë gjithçka u zgjidh ka ruleta e penalltive. Nga 11 metrat, të besuarit e Bielsës u treguan më të saktë, ishte vetëm Gimenez futbollisti që gaboi për Uruguan, ndërkohë në krahun tjetër, rezultoi fatale gabimi nga 11 metrat i Eder Militaos dhe Douglas Luiz, lojtarit më të ri të Juventusit.
Në këtë mënyrë Uruguai siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa America, pasi fitoi 4-2 nga gjuajtet e penalltive. Ata do të gjejnë në gjysmëfinale Kolumbinë, e cila nga ana e saj fitoi lehtësisht, duke shkatërruar Panamanë me rezultatin e thellë 5-0. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Argjentinës dhe Canadasë.