NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

400 gr mish të grirë
2 filxhanë oriz
5 filxhanë lëng mishi
1 kokërr qepë
½ lgj salcë domate
3-4 lgj vaj
Kripë, piper
Gjethe dafine

Përgatitja

Kaurdisim fillimisht qepën derisa të zbutet duke e ndihmuar dhe me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim mirë derisa të përthithë lagështirën e vet. Më pas shtojmë salcën e domates dhe pas 2-3 minutash hedhim lëngun e mishit dhe e lemë mishin e grirë të ziejë për rreth 10 minuta. Tek masa e përgatitur shtojmë dhe gjethen e dafinës, kripë dhe piper.

Në fund shtojmë orizin dhe e lemë derisa orizi të ziejë në formë rizotoje. E lemë të ftohet pak dhe e servirim të ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb