E përditshmja Italiane “Corriere dello Sport” i ka kushtuar një artikull mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare Elseid Hysaj. “Ka gjithçka që i duhet një klubi si Napoli, është i ri, mbushi 21 vjeç në shkurt, është një specialist në krahun e djathtë, ka një vlerë të pranueshme në merkato, dhe ka një pagë shumë normale”, shkruan gazeta italiane.

Pra blerja e tij mund të realizohet, pasi futbollisti prej kohësh kishte përfunduar në radarët e Napolit. Tashmë me ardhjen e trajnerit Sarri, Hysaj është gjithnjë e më pranë Napolit. Hysaj është antagonisti i ri i Maggios vijon më tej “Corrire dello Sport”. “Eshtë një hije për të (stimul) por mund të përfitojë shumë dhe të rritet si lojtar duke fituar nga eksperienca e Maggios.

Hysaj vjen në “San Paolo” i shoqëruar nga përkrahësi i tij më madh, trajneri Sarri, që në sezonin që sapo u mbyll e aktivizoi tek Empoli në 36-të ndeshje në kampionat, një fakt i qartë se sa Sarri beson tek Hysaj”, shkruan “Corriere dello Sport”.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb