Aktorja amerikane, Courteney Cox, ka rrëfyer se e ka humbur virgjërinë në moshën 21 vjeçare.

“Nuk kam ditur asgjë për seksin, nëna ime nuk ka folur me mua për këtë temë”, ka thënë 54-vjeçarja gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Late Late Show të James Corden.

Ndoshta nuk duhet ta them këtë, por dua të tregoj se virgjërinë e kam humbur në moshën 21 vjeçare. Mendoj se duhet të jem krenare për këtë”, ka shtuar ajo.

Gjatë emisionit, Courteney ka treguar edhe një ngjarje interesante për nënën e saj.

“Më dërgoi të brendshme që ‘ta përjetoja feminitetin tim’. Quheshin Olga dhe kishin më shumë dantellë sesa pambuk, por ishin shumë më të bukura se ato që mbaja unë”.

“Isha e prapambetur kur ishte fjala për gjëra të tillë”, ka thënë më tej ylli i serialit “Friends”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb