Thibaut Courtois, portieri i Real Madrid motivoi skuadrën para ndeshjes ndaj Brest në Champions.

Ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh për të gjetur ekuilibrin. Por edhe nëse humbim disa ndeshje ne jemi ende gjallë në gjithçka dhe ndihemi të aftë për të mposhtur skuadrat e mëdha në Europë. Do të jetë e vështirë për të hyrë në “top 8” ekipet më të mira që shkojnë direkt, por mendoj se nuk kemi pushuar së qeni favoritë.

Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur në këtë sezon, por ne shikojmë ndeshjen e radhë, atë ndaj Brest. Superkupa ishte një goditje e rëndë, por reagimi ishte i mirë. Do të shohim se si jemi kundër skuadrave të mëdha, por ajo që duhet të bëjmë është të tregojmë në çdo ndeshje se jemi një ekip i madh”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb