Philipp Coutinho nuk ka udhëtuar për në Londër me skuadrën e Barcelonës pasi braziliani nuk mund të luaj në “Champions League” për shkak se në fazën e parë të këtij kompeticioni është aktivizuar me Liverpool.
Për këtë arsye futbollisti zgjodhi që mbasditen e së hënës ta kalonte me familjen, por ky vendim duket se i ka kushtuar disi 25-vjeçarit. Duke përfituar nga largimi i tij dhe i familjes hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e brazilianit dhe kanë vjedhur disa sende me vlerë, raporton ‘Diario Gol’.
Ka qenë një ditë e tmerrshme për ish-lojtarin e Liverpool, i cili paradite duhet të bënte pa makinën e tij pasi ia morën autoritetet.
Shtëpia është zgjedhur nga shoku i ekipit Luis Suarez pas transferimit të lojtarit nga ‘Anfield’. Mësohet se Coutinho mbërriti në shtëpi rreth orës 01:30 dhe mënjehër lajmëroi policinë.
(e.k/BalkanWeb)