Neymar mund të mos jetë në gjendje të luajë me Philippe Coutinho dhe Arthur këtë verë për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur jashtë Kupës së Amerikës, por dy mesfushorët do të ishin të gatshëm të luanin përkrah me sulmuesin në ‘Camp Nou’.

Ata folën pas fitores 5-0 kundër Perusë për mundësinë e rikthimit të Neymar në Barcelonë.

“Sigurisht që do të doja,” tha Arthur për MARCA. “Nuk jam vetëm unë, por të gjithë. Lojtarët më të mëdhenj kur janë pranë njëri-tjetrit është diçka e mirë. Ndërsa Coutinho u shpreh: “Të luash me Neymarin është diçka e pabesueshme “, tha ish-lojtari i Liverpulit.

“Ai është një superstar.” Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por gjithmonë është një burim lumturie për të folur rreth mundësisë për të luajtur me të”, përfundoi Coutinho.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb