“Coutinho është gati dhe në formë perfekte” është shprehur sot Jurgen Klopp pas kthimit në skuadër të Philippe Coutinho i cili ishte pjesë e përfaqësueses së Brazilit në ndeshjet kualifikuese te Kupës së Botës.

Liverpuli mirëpriti 25-vjeçarin pasi aludohej se do të kalonte në Spanjë te Barcelona por transferimi i tij nuk u bë i mundur pasi të kuqtë u treguan të prerë se ai nuk është në shitje.

Pasi vendosi klasin e tij në dispozicion të “Seleçaos”, Klopp shprehet se Coutinho do të kthehet shumë shpejt të luajë në “Premier Lesgue” por duke theksuar se kjo do të ndodhë gradualisht, raporton “Daily Mirror”.
Liverpool-FC-Training-Session
“Çdo gjë në rregull”-thotë Klopp I cili sqaron edhe marrëdhënien me lojtarin. “Asgjë për të thënë, aktualisht, ai është kthyer dhe ne bëmë një bisedë shumë të mirë”.

“Ka një diferncë të vogël, Firminho ka luajtur shumë në ndeshjen e dytë, por të dy janë në formë dhe tani të shohim se kush do të startojë.”
“Ka patjetër një ndryshim pasi Coutinho, e di se çfarë njerëzit mendojnë, por ai ka patur një problem në shpinë që nuk e lejonte të stërvitej dhe për këtë arsye humbi edhe 3 javët e para.”

“Po, ai ishte me kombëtaren dhe është stërvitur normalisht, por tani duhet të përgatitet për një sezon normal dhe do të shohim paraqitjen e tij dhe pastaj do të vendosim. Ndoshta mund t’a përdorim menjëherë sepse është shumë i mirë, por kjo nuk do të bënte kuptim duke parë problemin që ka patur.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb