Philippe Coutinho mund të jetë një nga figurat kryesore në transferimin e Neymar nga PSG në Barcelonë. Që kur u bashkua me Barçën për 145 milionë euro në janar 2018, ish sulmuesi i Liverpool nuk ka lënë gjurmë në Camp Nou,  dhe thuhet se është i lumtur të bëjë një lëvizje te PSG.


Sipas të përditshmes katalanase ‘Sport’ , agjenti i Coutinho ka negociuar me përfaqësuesit e klubit parizien për disa javë. Me lojtarin të lumtur për të ecur përpara, Coutinho mund të jetë një nga dy lojtarët që PSG kërkon nga Barcelona, ​​së bashku me rreth 130 milionë euro, në këmbim të Neymar.


27-vjeçari ka qenë prej kohësh një objektiv i kampionëve francezë dhe, siç thekson ‘Sport’, paga e tij do të jetë dukshëm më e ulët se ajo e Neymar, i cili kuptohet se është i etur të kthehet në Camp Nou.


(n.b/BalkanWeb)