Do të jetë paraqitja e tij e parë në Ligën e Kampionëve për Coutinho me bluzën e Barcelonës  pasi sezonin e kaluar mesfushori brazilian nuk ishte gati pas transferimit  nga Liverpool. Philippe Coutinho ka folur  në konferencën për media para ndeshjes se Ligës së Kampionëve  mes  Barcelonës dhe PSV Eindhoven

“Liga e Kampionëve është një garë shumë e rëndësishme dhe mezi pres që të luaj në këtë garë për këtë skuadër”, ka thënë ai në konferencën për shtyp. “Ne do të fitojmë për çdo titull. Është një garë shumë e rëndësishme dhe ne dëshirojmë që ta fitojmë këtë vit”.

Coutinho ka folur edhe për Ligën e Kampionëve dhe ecurinë jo shumë të mirë të katalanasve vitet e fundit:

“Është vështirë të shpjegohet pse Barcelona ka fituar vetëm një Ligë të Kampionëve në katër vitet e fundit. Ne duhet të luajmë shumë mirë  në çdo ndeshje që të mos befasohemi. Kritikat gjithmonë ekzistojnë, ne kemi vuajtur në disa ndeshje por në fund kemi fituar”,  është shprehur 26 vjeçari brazilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb