Coutinho në një intervistë dhënë për “Barça TV” pas kompletimit të transferimit nga Liverpooli te Barcelona ka folur për karrierën e tij në përgjithësi. Ai ka kujtuar momentet e para kur ka nënshkruar me interin dhe vështirësitë që ka kaluar atë kohë.


“Nisa të kuptoj faktin që po bëhesha futbollist profesionist, pikërisht ditën kur firmosa kontratën time të parë me një klub europian, Inter, por isha shumë i ri, vetëm 16 vjeç. E shihja se si gjërat po bëheshin gjithmonë e më serioze, por ishte e vështirë për një djalosh që vinte nga një tjetër kulturë dhe që kishte lënë gjithçka. Zgjati dy vite, erdha me prindërit e mi dhe të fejuarën, që tashmë është bërë bashkëshortja ime. Milano më dukej gjigante, klubi kishte shumë kampionë. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer, por e vështirë. Sikur të kisha vajtur i vetëm, atëherë do të kisha vdekur. Kisha nevojë për mbështetjen e të fejuarës time dhe të kisha pranë familjen”, rrëfeu Coutinho për kohën te Interi.
(i.ç/BalkanWeb)