Coutinho largohet nga Barcelona, ky është lajmi i bujshëm i zbuluar nga e përditshmja spanjolle “Sport”, sipas së cilët vetë braziliani i ka thënë disa shokëve në kombëtare se nuk ka ndërmend të qëndrojë tek Barcelona: “Po mendoj të largohem nga klubi, e di që është një vendim i vështirë por mendoj se është zgjedhja më e mirë për karrierën time”.

Marca Coutinho
Marca Coutinho

Kjo deklaratë e fantazistit brazilian vjen pikërisht në një moment të vështirë për të aspektin personal, nuk arriti kurrë të lë gjurmë tek Barcelona, klub që e kërkoi me insistim. Coutinho bëri gjithçka për tu larguar nga Liverpool, refuzoi të stërvitej me ekipin, duke u larguar në mënyrë demonstrative. Largimi i Coutinhos në atë kohë për 135 milion euro bëri shumë bujë, madje dy klubet u futën në një betejë të fortë pasi Coutinho ishte idhulli i tifozëve dhe lojtari më i mirë i Liverpool.

Philippe Coutinho
Philippe Coutinho

Të dy palët, si vetë lojtari ashtu edhe Barcelona, bënë gjithçka për tu bashkuar por kjo marrëveshje rezultoi një dështim. Në këto kushte braziliani tashmë po mendon sërish largimin, fundja për të ofertat nuk mungojnë. Man.United dhe PSG janë dy klubet që janë të gatshme të paraqesin një ofertë konkrete për Coutinhon, ndërsa as vetë Barcelona nuk ka ndërmend të rezistojë, fundja Coutinho është një rezerve luksi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb