Futbollisti i Barcelonës Philippe Coutinho ka zbuluar se e ardhmja e tij në klubin katalanas mbetet e paqartë. Braziliani, i cili është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Blaugranëve, ka shprehur dyshimet e tij rreth vazhdimësisë së tij në Katalonjë.

“Nuk e di nëse do të vazhdoj te Barcelona”,  tha Coutinho për mediat. “Askush nuk e di për të ardhmen, dhe tani jam i përqendruar të luaj me ekipin tim kombëtar në Copa America.

Emri i Coutinhos është i lidhur kohët e fundit si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Paris Saint-Germain, për rikthimin e Neymar në Camp Nou. 27-vjeçari tashmë ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Manchester United për shkak të së kaluarës së tij me Liverpool.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb