Coutinho, futbollisti që i dha epërsinë momentale Brazilit në ndeshjen me Zvicrën, ka paralajmëruar kundërshtarin e dytë në Botëror, Kosta Rikën, që të ketë kujdes.

Mesfushori thotë se ‘seleçao’ është përgatitur për të gjithë situata, edhe nëse Kosta Rika vendos vetëm të mbrohet.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë si çdo ndeshje në Kupën e Botës,” shprehet Coutinho. Të gjitha ndeshjet janë të balancuara. Ndeshja e tyre ndaj Serbisë është vendosur nga një goditje standarde. Por duhet të kenë kujdes, nëse kanë vendosur të mbrohen. Ne do të jemi të përgatitur për të gjitha situatat.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb