Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama edhe si përgjegjës për ekonominë në këtë situatë të vështirë të koronavirusit, tha në një intervistë ekskluzive për “News24” se paketa e miratuar nga kryeministri synon të krijojë një lehtësim për njerëzit dhe komunitetet, që preken nga situata ekonomike dhe shëndetësore, për shkak të COVID-19.

Sipas ministrit Ahmetja, buxheti i shtetit po pëson një rënie të tmerrshme, për shkak të kësaj situate izoluese, duke shtuar se vetëm këtë muaj pritet një rënie me 70 milionë euro dhe në vijim dyfishim i kësaj shume.

Pjesë nga intrvista:

Cila është gjendja jua dhe e famlijarëve tuaj
Ahmetaj: Është normale, faleminderit.

Plani i Ramës me 7 pika për ekonominë. Komenti juaj për paketën?
Ahmetaj: Paketa që u prezantua nga kryeministri, që synon lehtësimin për një shumicë qytetarësh dhe komunitetesh, që preken nga situata ekonomike dheë shëndetësore, për shkak të COVID-19, synon mes të tjerash tre element kryesore: të jetë një ndërhyrje për shtresat në nevojë, pë rata që humbin punën përkohësisht për shkak të situatës dhe agresivitetit të përhapjes së virusit, të ketë në dorë instrumente financiarë, që t’i përgjigjen menjëherë situatës, të afrojnë një lehtësi të konsiderueshme për të gjitha sipërmarrjet, që për shkak të ndagalësimit serioz ekonomik, të kenë mundësi të financojnë punonjësit.

Pra, paketa është e menduar mirë dhe i ka dhënë në dorë qeverisë fleksilibitetin për të reaguar në dinamikë ditë pas dite. Kjo është paketa e planit A, pasi beteja mund të jetë më e gjatë, lufta me armikun e padukshëm mund të jetë më e gjatë.

Tani u bënë dy armiq, njëri është risku për shëndetin publik, dhe instrumentet financiare, që Shqipëria nuk i ka si vendet e tjera të botës; tjetri është rënia ekonomike. Paketa synon që të lehtësojë atë goditje ekonomike që marrin familjet, qytetarët, kompanitë, individët, që merr buxheti i shtetit, ekonomia e vendit. Paketa është e konsiderueshme, shkon në 1.56% të GDP. Buxheti po bie me shpejtësi. Vetëm këtë muaj shohim një rënie të mundshme deri në 70 milionë dollar dhe muajt e tjerë goditja mund të dyfishohet. Është njëlloj si një plagë e rëndë në trup, që fillon humbet gjak. Masat e marra nga qeveria mbrojnë qytetarin nga virusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb