Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga salla e Kuvendit bëri me dije edhe përditësimin e të dhënave për COVID 19 në Shqipëri. Ajo tha se nesër mbushen 40 ditë që kur Shqipëria po përballet me këtë virus. Vendi numëron sot 518 të prekur me COVID 19, pra 24 raste të reja.
“Nesër bëjmë 40 ditë që po përballemi me Covid 19, vendimet e marra në kohën e duhur nga qeveria shmangën atë që quhet krizë apo kolaps. Në këtë luftë shembull i përsosur kanë qënë shumica e qytetarëve duke u mbrojtur e duke mos i lënë kohë të na infektonte, ndërsa heronjtë tane janë mjekët, infermierët, epidemiologët, punonjësit e urgjencës kombëtare, i shpreh mirënjohjen. 518 të prekur nga COVID 19 numërohen sot”,- tha ajo.
Ministrja tha ndër të tjera se numri i të shëruarve nga kjo sëmundje e ka kaluar tashmë numrin e rasteve të reja aktive.
“Personeli është testuar pa ndërprerje si një grup risku, më pak se 9% e tyre janë prekur, gjysma e tyre janë shëruar. Në dy spitalet COVID 2 është zënë vetëm 14% e kapacitetit. Nuk kemi pasur asnjë mungesë në material mbrojtëse, aparatura dhe respiratorë. Numri i të shëruarave e ka kaluar numrin e të infektuarve active. E di që nuk është koha për bilanc, se lufta nuk ka mbaruar, por në këto 40 ditë nën masa të rrepta kemi arritur të zbusim kurbën epidemike”,- shtoi ajo.
FJALA E PLOTE E MANASTIRLIUT
Neser behen plot 40 dite qe Shqiperia po perballet cdo dite me armikun e padukshem Covid19. Nderkohe qe te gjithe vendet po perballen me kete krize globale.
Vendimet e marra ne kohen e duhur, nga Kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare, shmangen ate qe ne shume vende eshte quajtur krize/kolaps i sistemit shendetesor, duke numeruar mjra te prekur, e qindra humbje jete ne dite ne vetem pak jave nga fillimi I kesaj pandemie.
Ne kete lufte shembull i persosur i luftetareve kane qene shumica e qytetareve, qe kane treguar me vepra nje rezistence te shkelqyer, durim dhe kurajo te pashembullt, ne perballje me kete armik, duke u mbrojtur e duke mos i lene kohe te infektonte ne mase, e te na perballte me katastrofen, e mijra e mijra te prekurve e me shume se 300 humbje jete.
Ndersa Heronjte tane, ata ne vijen e pare te kesaj perballje, jane mjeket, infermieret, epidemiologet , punonjesit e urgjences kombetare qe me sakrifice e vetmohim jane aty cdo minute te dites, cdo dite te javes, ne vijen e pare te zjarrit me Covit-19. Sa here me jepet rasti do ti perseris falenderimet dhe mirenjohjen per ta, me zemer.
Sot Shqiperia konfirmon 518 te prekur nga COVID-19, ose 10,7% raste te testuara pozitive ne 4830 mije testimet e kryera, nje raport ky I pranuar nga OBSH per testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara.
Personeli mjekesor eshte testuar pa nderprerte, mbi 800 testime jane kryer, fatmiresisht me pak se 9% te personelit te testuar rezultojne te prekur, dhe mbi gjysma e tyre jane te sheruar. Do vijojme te mbrojme mjeket duke garantuar testim dhe mbrojtje.
Ne dy spitalet Covid aktualisht vetem 14% i kapacitetit eshte i zene, por perballemi ende me raste te renda te prekura nga ky virus. 12 paciente jane ne terapi intensive dhe kater prej tyre ne frymemarrje te drejtuar. Nuk kemi patur asnje mungese ne terapi mjekimi dhe mbeshtetje logjistike me materiale te mbrojtjes personale dhe po ashtu me aparatura te nevojshme sic jane respiratoret.
Lajm inkurajues eshte se numri i te sheruarve prej 5 ditesh rezulton te kete kaluar numrin e te infektuarve aktiv. Kjo eshte nje shenje e mire krahasuar me vendet e rajonit, por ende nuk eshte koha per bilance se nuk jemi ne kushtet kur lufta ka mbaruar.
Asgje nuk ka mbaruar por me shifrat qe disponojme deri ne keto momente, ne 40 dite, nen masa te rrepta, kemi arritur te sheshojme kurben epidemike, te gjurmojme harten e kontakteve te personave te dyshuar dhe te trajtojme cdo rast qe ka patur nevoje per kujdes spitalor.
Puna ne terren nuk po ndalet per te gjurmuar e izoluar cdo rast, qe te kufizohet sa mundet perhapja dhe zinxhiri I infeksionit te nderpritet. Ashtu sic po behet ne vatrat e reja fale suksesit te gjurmimit epidemiologjik ne Shkoder, ku po punojme per te identifikuar te gjithe lidhjet e kontakteve dhe nga ky 60% e rasteve rezultojne asimptomatike.
Me shume se 100 punonjes te njesive vendore, epidemiologe e ndihmes epidemiologe, punonjes te urgjjences kombetare, jane angazhuar ne hetimin dhe gjurimin e kontakteve ne te gjithe vendin.
Sfida pas gjashte javes eshte Faza e dyte e strategjise per ri-hapjen e kujdesshme, hapat e te ciles do varen nga ate dhenat e kurbes epidemiologjike dhe nga kapacitetet monitoruese dhe ato te sistemit shendetesor.
Ndaj per te kompletuar kete strategji duhet te disponojme te gjithe instrumentat edhe ato ligjore. Ndryshimet qe po propozojme ne Ligjin e Semundjeve Infektive, e ne ndryshimet ne Kodin penal e qe lidhen me situaten e epidemive, jo vetem qe na vendosin ne nje linje me vendet e tjera, qe keto dispozita I kane patur te parashikuara, por mbi te gjitha nese duam te kalojme ne fazen e tranzicionit te bashkejetuarit me kete Virus, do te duhet te kemi te gjitha armet per ta luftuar ate. Ndaj rritja e pergjegjesise individuale, e ndergjegjjes qytetare eshte esenciale me qellimin mbrojtjen e jetes dhe shendetit public. Sipas demit duhet te jete dhe ndeshkimi, per kedo qe cenon lirine dhe jeten.
Po propozojme te forcohen masat nepermjet amendimeve ne Ligjin per semundjet infektive per te rritur ndergjegjesimin dhe per te siguruar qe shendeti si e drejte themelore te mos cenohet, dhe e mira e pergjithshme te prevaloje.
Nuk ka asnje dyshim, qe kjo lufte nuk mbaron ketu. Deri ne zbulimin e vaksines qe do munde kete virus, ne do duhet te permiresojme cdo dite strategjine e perballjes me Covid 19.
Ne fund me lejoni te bej nje falenderim, per te gjithe koleget deputete te maxhorances dhe opozites, duke kontribuar ne aktivisht ne luften kunder ketij armiku.
Ndaj nje thirrje per qytetaret, dhe do kerkoja dhe ndihmen tuaj te nderuar deputete, per te percuar lajmin tek cdo qytetarm qe lufta me kete virus fitohet nepermjet distancimit social, zbatimi i vetekarantinimit, izolimit eshte thelbesor nese duam ta fitojme pa shume humbje kete lufte.
(m.a/BalkanWeb)