Epidemia e koronavirusit të ri, bllokimi global dhe ngrirja e aktiviteteve ekonomike kanë nisur një krizë ekonomike sistemike që bota bashkëkohore nuk e ka njohur që nga Depresioni i Madh, tha dje presidenti rus Vladimir Putin, gjatë samitit virtual të G20-s.
“Pavarësisht nga disa shenja pozitive, rreziku kryesor është ende e ashtuquajtura papunësi e ndenjur masive, me rritje pasuese të varfërisë dhe problemeve sociale”, shtoi ai.
“Roli i G20-s këtu është ta shmangë këtë”, theksoi Putin, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.//ATSH