Zgjedhjet europiane që janë mbajtur të dielën që lamë pas kanë rezultuar surprizuese. Në shtetin fqinj, Greqi surpriza më e madhe ishte se partia në pushtet SYRIZA e drejtuar nga Alexis Tsipras doli e dyta, pas Demokracisë së Re, duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo, tjetër surprizë në këto zgjedhje europiane ishte edhe rezultati final që mori Agimi i Artë. Partia neo-naziste helene ka humbur terren me thuajse 50 përqind duke bërë që pesha e saj politike në fqinjin jugor të bjerë jashtëzakonisht. Media greke “Zougla” shkruan se Agimi i Artë ka rënë nga 9.39% në 4.9%.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vlen të përmendet se në zgjedhjet e vitit 2014 në Greqi, Agimi i Artë mori 9.39 për qind të votave, kurse në zgjedhjet europiane mezi arriti në 4.9 përqind. Kjo do të thotë se kjo parti ka rënë me 4.53%.

Popullata ka zgjedhur të votojë parti të tjera përpara Agimit të Artë. Kujtojmë se kjo parti politike ishte kthyer në një problem të madh për vetë institucionet në shtetin grek, por edhe me fqinjët, pasi platforma e saj përmban teza nacionaliste të rrezikshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb