“Hysaj nuk qëndron më tek Napoli, koha e tij ka përfunduar aty, të shohim se çfarë do të bëjmë në ditët në vijim”, u shpreh një ditë më parë agjenti i Hysaj, Mario Giuffredi. Ky është i vetmi lajm i sigurt për momentin mbi të ardhmen e Hysaj. Pista Atletico Madrid u mbyll përfundimisht ndërsa në Premier League vijon të mbetet e hapur çështja Tottenham por sipas “La Gazzetta dello Sport”, pista më konkrete mbetet Roma.

Hysaj
Hysaj

20 ditë në krye të verdhekuqve i kanë mjaftuar trajnerit Fonseca për të kuptuar se i duhet më çdo kusht një anësor i djathtë pasi ideja e tij është të spostoj më përpara Florencin. Alternativat për këtë post janë shumë të limituara, disa lojtarë të rinjë si Bouah apo Santon, por as ky i fundit nuk e bind për një fanellë titullari.

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Në këtë pikë, Hysaj është kthyer në një emër fiks, një lojtarë i cili di të mbroj me fantaizëm, nuk është nga më të mirët për të dalë me topin përpara, por atë rol do ta mbuloj Florenzi. Pengesë për një transferim të tillë mbetet kërkesa e Napolit, 20 milion euro, një shumë e madhe për Romën. Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Petrachi, po punon mbi këtë temë, për të gjetur formulën e duhur për transferimin e mbrojtësit kuqezi në kryeqytetin italian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb