Protestuesit po zhvendosen nga Kryeministria, atje ku ishin përqëndruar. Ende nuk dihet se cila do të jetë ndalesa e rradhës së protestuesve që udhëhiqen nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Grupi i protestuesve ka ecur në segmentin nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.
Përgjatë minutave që protesta ishte para godinës së Kryeministrisë, pati disa përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve.
Në drejtim të Kryeministrisë u hodhën molotov dhe flakadanë, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.