TIRANE– Dita duket se nuk ka nisur mirë për disa qytetarë që kanë qenë brenda urbanit të Institutit mëngjesin e sotëm, pasi për më shumë se 40 minuta janë mbyllur brenda pa mundur të lëvizin.

Sipas raportuesve për JOQ.al, shkak është bërë një vjedhje portofoli, që edhe pse është lajmëruar policia, nuk është paraqitur për më shumë se një orë.

Qytetarët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të hapin dritaret dhe të dalin nga andej.

“Ja çfarë po ndodh në urbanin e Institutit, ka gati një orë, më shumë se 40 minuta. Ka ndaluar për një portofol të vjedhur. Policia është lajmëruar dhe njerëzit mbahen peng pa lëvizur”, shkruan qytetarja.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: