Forca të shumta policore dhe një autoambulancë janë përqendruar në zonën e Astirit, pranë një kompleksi banimi. Gazetari Igli Çelmeta raporton se ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa blutë tregohen të rezervuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe FNSH dhe RENEA. Forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën në këto momente. BalkanWeb sjell edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb