Situata tepër e tensionuar në Burrel, në KZAZ-në numër 16. Mbështetësit e opozitës kanë nxjerrë nga KZAZ materialet zgjedhore dhe iu kanë vënë flakën. Gjithashtu ata kanë bllokuar dhe rrugën dhe janë nisur drejt KZAZ 17 në Klos.

Nga ana tjetër Partia Demokratike vë në dispozicion dy momente nga situata e krijuar në Burrel ku akuzon policinë se në shkelje të plotë të ligjit ka ushtruar dhunë dhe ka sulmuar me gaz lotsjellës zyrtarët e bashkisë Burrel që po zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve.

“Pavarësisht dhunës se policisë e cila në shkelje të plotë të ligjit ndërhyn me dhunë në KZAZ Burrel, zyrtarët e bashkisë kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerre jashtë materialet zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit”, deklaron PD.

(m.k/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb