Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas tensioneve të zhvilluara sot në Bashkinë e Devollit, e cila u rrethua nga policia, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, mori zyrtarisht detyrën.

Balla shkruan në “Facebook” se bashkia vijon normalisht punën, duke ofruar shërbime bazë për qytetarët. Sipas tij, për llafe dhe zhurmë është Lulzim Basha, që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve.

“Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB✌️ që nuk ka nevojë të zgjidhet??? edhe brenda të vetëve.

30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”, shkruan Balla.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb