DURRËS

Policia e Durrësit në harkun kohor të një jave ka arrestuar katër persona, 3 prej tyre u kapën duke drejtuar mjetin pas leje drejtim, ndërsa i katërti për përdorim alkooli.

Në total gjatë 1 jave janë vendosur 1774 masa administrative, ku krahas gjobave dhe penaliteteve të tjera nuk ka munguar edhe bllokimi i patentave.

 Njoftimi i Policisë:

Strukturat e qarkullimit Rrugor te Drejtorisë Vendore të Policisë Durrres

-4 të arrestuar në flagrancë, ku 3 prej të cilëve janë arrestuar sepse drejtonin mjetin të papajisur me leje drejtimi.
Dhe 1 per pije alkolike.

-Janë vendosur 1774 masa administrative.
-U tërhoqën 109 leje drejtimi ku: -97 për tejkalim shpejtësie; 12 leje për përdorim të pije alkoolike, 220 masa administrative për mos vendosjen e rripave të sigurimit, 50 masa administrative për kaskat mbrojtse, 47 masa administrative ndaj mjeteve te trasportit publik,qe operojne ne kundershtim te kodit rrugor, 184 masa administrative per perdorimin e aparatit celular, 320 masa administrative per parakalim te gabuar.

Vashdon puna nga ana e policise rrugore per parandalimin e aksidenteve rrugore,dhe ndershkimin e drejtueve te mjeteve qe nuk zbatojne rregullat e Kodit rrugor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb