DURRËS

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë sulmuar këtë të diel me domate dhe perime godinën  e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në qytetin e Durrësit.

Mbështetësit e selisë blu protestuan në lidhje me cilësinë e ushqimeve, të cilat siç shprehen ata nuk janë në parametrat e duhura dhe konsumimi i tyre po  u rrezikon shëndetin.


Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj raporton se të rinjtë e PD-së kanë pohuar mes tjerash se ky institucion nuk po zbaton ligjin duke lejuar me anë të moskryerjes së detyrës shitjen e produketeve me pesticide në treg.

Protestuesit dhe mbështetësit e selisë blu kanë theksuar se inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhës duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: