Sot në orën 20.00 pritet që të mbahet protesta tjetër opozitare, e dhjeta në radhë dhe me para pas mbajtjes së zgjedhjeve të 30 qershorit. Por çfarë po ndodh përpara kësaj proteste? Shumë simpatizantë të opozitës janë mbledhur përpara selisë blu.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “News 24” se në selinë e PD ka atmosferë të qetë. Ai shton se mbështetës opozitarë janë mbledhur tanimë pranë selisë blu.

Kryebashkiakët e PD dhe të LSI thanë se zgjedhjet do të mbahen më 13 tetor, datë kjo e dekretuar nga presidenti Meta. Opozita mbetet e vendosur për kërkesat e saj, për largimin e kryeministrit Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb