TIRANE

Studentët kanë paralajmëruar se do vazhdojnë bojkotin dhe ngujimin e tyre në fakultete deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Pas mbledhjes së zhvilluar në Fakultetin Ekonomik, ku morën pjesë mbi 200 studentë nga fakultete të ndryshme, është vendosur që bojkoti të vazhdojë edhe ditët në vijim.

“Do vazhdojmë bojkotin dhe ngujimin tonë pa afat, pasi kërkesat tona nuk janë plotësuar. Nesër të gjithë duhet të na bashkohen në protestë, pasi nuk janë plotësuar kërkesat tona. E kemi parë që kemi mbështetjen e të gjithëve dhe Rama të mos guxojë të cenojë kauzën tonë. Ne do shkojmë të ngujohemi tani dhe të gjithë duhet të na bashkohen. Nesër herët në mëngjes prej orës 07:00 iu ftojmë t’i bashkoheni kauzës sonë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar”- kanë thënë studentët.

Sakaq në videon më poshtë tregohet momenti, kur studentët pothuajse në mënyrë unanimeve vendosin të vazhdojnë bojkotin.

Kujtojmë se vendimi i studentëve ka ardhur pas mbledhjes së zhvilluar me përfaqësues edhe nga fakultetet e tjera në ambientet e Fakultetit Ekonomik.

Ata mësynë mbrëmjen e sotme në fakultetin Ekonomik, ndërsa porta është hapur nga vetë policia private duke parë numrin e madh të tyre. Studentët e fakulteteve kryesore vijojnë ngujimin prej 4 ditësh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb