Juventus është në takim me historinë, askush nuk mund të ndal më marshimin e tyre drejt titullit të tetë kampion radhazi në Serie A, i duhet vetëm një pikë në transfertë kundër Spal për të vendosur një rekord unik në futbollin italian. Titulli mund të presë, ka ende shumë kohë në dispozicion, për momentin gjithçka në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” rrotullohet rreth ndeshjes së kthimit kundër Ajax.

Këtë të shtunë, Chiellini nuk do të jetë në fushë, do të provojë te jetë të martën, as Emre Can. Matuidi nuk ka probleme por sipas të gjithë gjasave kundër Spal do të parkohet në bankinë, në krah me të pritet të jetë dhe C.Ronaldo. Allegri do të përpiqet të kënaq ata që kanë më pak minuta në këmbë, një prej tyre është me siguri Dybala.

Titullar pritet të jetë edhe Kean, një talent që ka bërë mirë sa herë ka zbritur në fushë. 20 diferencë nga Napoli, Serie A mund të presë, por gjithsesi tifozët kërkojnë që të mbyllet sa më shpejt çështja titull, madje dhe Allegri, për të ky do të ishte titulli i 4-ët radhazi, një rekord personal për të, ky do të ishte titulli i parë si bardhezi për C.Ronaldo, mgjth festa mund të pres pasi për momentin është me e rëndësishme të sigurojnë një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb