ALSE është bursa e para me kapital privat në Shqipëri, e licensuar sot nga AMF ku Credins Bank është një nga themeluesit e saj me 42.5% të kapitalit të saj. ALSE vjen ne tregun shqiptar si nje domosdoshmeri per t’ju pergjigjur dinamikes se zhvillimeve te tregut shqiptar duke krijuar akses për të përdorur të gjithë potencialin e tregut të brendshëm dhe rajonal.

Tashmë bizneset, korporatat, individët dhe të gjithë aktorët financiarë të vendit do të kenë një mundësi më shumë për të investuar. Credins është banka e parë me kapital shqiptar, e konsoliduar tashmë si banka e tretë më e rëndësishme në vend.

Banka ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe rritjen e bizneseve shqiptare dhe padyshim është pjesë e rëndësishme e ketij zhvillim të ri duke i qëndruar besnike filozofisë për të ofruar për klientët shqiptar të gjitha mundësit e financimit që ekszitojnë në tregjet ndërkombëtarë financiare, mbështetur në teknologji të avancuar dhe ekspertizë njerëzore.

Aktiviteti i bursës në Shqipëri do të krijojë hapësira që kompanitë dhe qeveria të gjejnë financime afatgjata për projekte të mëdha. Falë Bursës, kompanitë e shëndetshme financiarisht, do të kenë mundësinë të rriten, duke hedhur në treg aksionet e tyre, duke zgjeruar bazën për të aksesuar financim por dhe duke racionalizuar kostot.

Avantazhe të rëndësishme do të ketë për të gjithë ata individë apo kompani që duan të diversifikohen. Bursa krijon një avantazh konkurues dhe për investitorët e huaj, falë transparencës në një treg të mirërregulluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb