Credins dhuron inkubatorë për Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Credins Bank, partnere e institucioneve publike dhe jopublike, ka dhuruar inkubatorë për foshnjat e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”

Monika Milo, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Credins Bank, së bashku me zv. Ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishin të pranishme në Spitalin Universitar Opsetrik Gjinekologjik “Koco Gliozheni” në të cilin, Credins Bank dhuroi inkubatorë për foshnjat e këtij materniteti.

Credins Bank, në mbështetje të objektivit 9 të vendosur nga Kombet e Bashkuara, ka investuar dhe zhvilluar politika për mbështetjen me financim të projekteve në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve jetësore.

Në këtë mënyrë, Credins investon në zhvillimin e një infrastrukture cilësore, duke i bërë këto institucione të besueshme, të qëndrueshme dhe efikase në shfrytëzimin e burimeve dhe përdorim më të madh të teknologjive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb