Cristian Shpendi është një nga futbollistë shqiptarë që ka mjaft prespektivë për të ardhmen. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi për sulmuesin kuqezi të Cesenës ka shfaqur interesim Fiorentina. Klubi violë e ndjek prej muajsh dhe është gati të futet në bisedime konkrete me klubin e Serie B për të siguruar shërbimet e tij.

Cesena e vlerëson Shpendin në rreth 15 milionë euro, veçanërisht duke pasur parasysh një sezon që nisi në mënyrë fantastike për te.  21-vjeçari  ka shënuar tashmë 10 gola mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, shifra këto të kënaqshme.

Ditët e fundit për Shpendin ka folur edhe Massimo Agostini, kreu i zonës teknike të Cesenës, duke gjurmuar profilin e një djali të pjekur dhe të talentuar. “Ai është një djalë që ka kulturën e punës, është i arsimuar dhe dëshiron të jetë sa më lart të jetë e mundur. Ai mund të jetë një sulmues për të cilin mund të flitet në të ardhmen”- tha Agostini. Fiorentina mbetet një pistë mjaft interesante për Shpendin, i cili do kishte mundësinë tregonte veten, në nivelet më të larta të futbollit italian, në Serie A.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb