I dëmtuar që prej datës 14 nëntor, Cristian Shpendi është rikuperuar dhe gati të kontribuojë për Cesenën.

Sulmuesi kuqezi rikthehet në dispozicion për 12 janarin, ditë në të cilën bardhezinjtë në Manuzzi do të takohen me Cittadella-n, një ndeshje e rëndësishme pas 3 humbjeve radhazi.

Golashënuesi më i mirë i Serie B me 10 gola u stërvit pjesërisht me ekipin dhe gradualisht po merr veten, me synimin e vetëm rikthimin në formë.

Vëmendja e Cesenas është edhe te merkato, me klubin italian që do të përqendrohet në kërkimin e një sulmuesi që mund ta mbështesë në repartin e acanucar, por edhe ta zëvendësojë Shpendin nëse është e nevojshme, pa rrezikuar ta lërë në hije.

21-vjeçari Shpendi ka patur fillimet e veta pikërisht te Cesena, teksa ka luajtur edhe në Serie C. Në sezonin e kaluar, ai realizoi 20 gola, duke ndihmuar skuadrën për ngjitjen në Serie B.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb