Ashtu si babai, edhe i biri, të dy te Manchester United. Cristiano Ronaldo u rikthye verën e kaluar dhe emocionoi tifozët që kishin frikë nga më e keqja, kur ai iu afrua bashkimit me Cityn, armikun kryesor të qytetit. Ndërsa sot Cristiano Junior ndjek hapat e babait të tij.

Në një prezantim mjaft profesional, i riu Cristiano shihet duke veshur fanellën me ‘7’ në shpinë që babai i tij ka bërë ikonë në Old Trafford. Një tjetër Ronaldo më shumë në qytet.

Ai shoqërohej në një datë kaq të rëndësishme nga Georgina Rodríguez, partnere e Cristiano seniorit. “Të ndjekim ëndrrat tona së bashku. Mami të do”, – ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram, në një postim ku shihet e gjithë familja, përveç babait.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Nuk është hera e parë që Junior ndjek hapat e babait Cristiano. Te Juventus ai ishte tashmë pjesë e kategorive më të ulëta të Zonjës së Vjetër dhe tregoi se i ka golat në gjak.

Sipas shifrave, me bardhezinjtë ka arritur të shënojë 58 gola dhe të japë 18 asiste. I lindur më 17 qershor 2010 në San Diego (Californi), CR7 Jr është tashmë 11 vjeç dhe nëse vazhdon të përparojë, nuk do t’i duhet shumë kohë që të flasë në nivele të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb